
Humb jetën nga Covid-19, bashkëshortja e Adem Demaçit!
E Diel 28 Shkurt 2021, 11:11
Dritare.net
Bashkëshortja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlie Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, pas infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Shqiptar Demaçi, përmes një statusi në Facebook. “Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, ka shkruar ai. Adem Demaçi, i cili vdiq më 26 korrik të vitit 2018 në moshën 82-vjeçare, ia dedikoi jetën e tij përpjekjeve për liri, drejtësi dhe barazi në Kosovë./M.M-dritare.net

















