
Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Të përgatitur për të fituar!
Dritare.net
Ish-kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës Enver Hoxhaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.
Hoxhaj shkruan në rrjetin social Facebook se Thaçi dhe Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur, të përgatitur, dhe plot energji për të fituar edhe betejën në Hagë. Ai tha se triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës”, shkruan Hoxhaj.
Vizitën në Hagë Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe Nehat Elshanin. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë duke u gjykuar në Hagë për akuzat për krime lufte./M.K/dritare.net

















