Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Hashim Thaçi mandaton Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës

Hashim Thaçi mandaton Avdullah Hotin për kryeministër të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës. Thaçi thotë se në ditët në vijim, Hoti do të emërohet në Kuvend, në përputhje me kushtetutën.

“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të institucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përputhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen si të jashtëzakonshme. Jemi në një situatë kur qeveria është rrezuar me një mocion mosbesimi në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe përfaqësuesve legjitim me 2/3 e deputetëve. Këto veprime politike janë të rregulluara qartë me Kushtetutë. Pas takimit me të gjithë përfaqësuesit e partive në Kuvend vlerësojnë se Kosova duhet të kenë një qeveri të re me përjashtim të një partie politike. Avdullah Hoti e kam nominuar si kryeministër të ri për Kosovën. Në ditët në vijim një qeveri e re mund të emërohet në Kuvend në përputhje me Kushtetutën”, tha Thaçi./K.C/dritare.net