
Greqia vijon luftën me flakët, banesa të shkrumbuara në Athinë!
Dritare.net
Nxehtë, thatësi dhe erë, një kombinim fatal se çdo shkëndijë mund të shkaktojë një zjarr të ri. 220 zjarrfikës nga vende të tjera të BE-së janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar.
Zjarrfikësit në Greqi po luftojnë me tri fronte të mëdha zjarri për të tretën ditë radhazi. Zjarrfikësit nuk mund ta ulin ende nivelin e alarmit për pyjet e përfshira nga zjarret në perëndim të Athinës. Pesë avionë zjarrfikës dhe tetë helikopterë zjarrfikës janë duke operuar që nga mëngjesi. Erërat e forta i vështirësojnë operacionet.
Në ishullin grek të Rodosit, u evakuuan për shkak të një zjarri të madh tre fshatra dhe një hotel. Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për fshatrat Eleousa, Salakou dhe Dimilia që gjenden në qendër të ishullit, ku prej ditësh po digjet një pyll i madh. Sipas brigadës së zjarrfikësve katër avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë janë nisur në një front tjetër zjarri pranë zonës kurative të Lutrakit.
Komanda e zjarrfikëseve raportoi për 47 zjarre që kanë shpërthyer në 24 orët e fundit./F.M/dritare.net

















