Grenell reagon për situatën mes Kosovës e Serbisë, kritikon Biden
E Martë 21 Shtator 2021, 17:05
Dritare.net
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij ndaj dialogut. Me anë të një postimi në Twitter, Grenell kritikon Bidenin për faktin që siç thotë ai as nuk e ka përmendur procesin e dialogut në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Sipas tij, për Bidenin nuk është prioritet partneriteti me Ballkanin.
“Joe Biden dështon që edhe ta përmend dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë se për këtë Shtëpi të Bardhë partneriteti me Ballkanin nuk është prioritet në asnjë formë”, ka shkruar Grenell./Dritare.net