Glauk Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë!
Dritare.net
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se një grup prej qindra personash po trajnohen dhe po përgatiten në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë.
Konjufca ka thënë se nuk mund të flitet për fqinjësi të mirë dhe paqe pa u dënuar kryerësit e krimit në Banjskë të Zveçanit.
“Kosova është ende në pritje të përgjigjes për kërkesën e saj për anëtarësim në BE, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk e ka këtë status. Ia shpreha shqetësimin tonë për tendencat destabilizuese të shtetit serb në Kosovë. Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar kryerësit e këtij krimi (vrasjes së Bunjakut).
Një grup tjetër po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrohen po përgatiten për një sulm tjetër. Letra e Bërnabiqit është e papranueshme dhe kjo e ka fundosur, ia ka dhënë një goditje të fortë marrëveshjes", u shpreh Konjufca./L.F-dritare.net