Glauk Konjufca, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës
Dritare.net
Sot në Kosovë u thirr seanca për të zyrtarizuar ngritjen e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Seanca plenare u mlodh pas shpalljes së rezultatit nga KQZ, e cila përcaktoi se sa mandate deputetesh i caktojnë secilës parti. Pas kryerjes së procedurës paraprake në kuvend, u zgjodh Glauk Konjufca si kryetar i ri i kuvendit të Kosovës dhe tre nënkryetarët e tjerë. Konjufca zyrtar i lartë i Levizjes Vetëvendosjes mori 69 vota pro dhe 33 kundër në sallën e parlamentit të Kosovës. 3 nënkryetarët e tjerë janë Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK, dhe Kujtim Shala nga LDK. Lista Serbe ka propozuar emrin e Sllavko Simiqin. Sfida më e madhe për parlamentin e ri të Kosovës do të jetë plotësimi i insitucionit të presidencës dhe zgjedhja dhe votimi i qeverisë së re të Albin Kurtit. Séanca e parë konstituive në Kosovë u thirr pas 37 ditësh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit./l.F-dritare.net