Gjykata pezullon vendimin e qeverisë: Klan Kosova nuk mbyllet
		                        	E Enjte   3 Gusht 2023, 14:02
		                            
		   	    			Dritare.net

Gjykata Komerciale e Kosovës ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyrë vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.
Arnis Dumani, gjykatës në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, vendosi sot në favor të ankesës së Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Dumani ka vendosur pro ankesës së Klan Kosovës dhe kundër vendimeve të nxjerra nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT./L.F-dritare.net