
Gjobat për targat në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç takim urgjent në Bruksel!
Dritare.net
Në një kohë kur në veri të Kosovës, nis sot faza e dytë e vendimit për targat, gjobat, në Bruksel nis takimi urgjent ‘kokë më kokë’ i Presidenti serb, Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti. Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel. Fillimisht Borrelli pret në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më pas pritet takimi i përbashkët.
Tematika kryesore pritet të jetë çështja e targave e cila sot do arrin në fazën e dytë, te gjobat për të gjitha makinat, mes datave 21 nëntor deri më 21 janar. Takimi urgjent raportohet se do të fillojë në ora 08:00.
Ky takim vjen në kohën e tensioneve pas vendimit për targat dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi do të ndërmjetësohet nga Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.
Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter ka shkruar se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës./M.T/dritare.net

















