Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë: Faktor stabilizues në rajon!

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë:

Bundestagu gjerman miratoi me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it. Shumë deputetë u shprehën për liberalizimin e regjimit të vizave.

Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundesëehr-it në KFOR. Kërkesa përkatëse e qeverisë gjermane u miratua me vota nga pozita (socialdemokrate, Të Gjelbrit dhe liberalët) dhe Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU), që ndodhet në opozitë.

Partitë e krahëve majtist (Die Linke) dhe djathtist (AfD) ishin kundër zgjatjes së mandatit. Votimi për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë bëhet me votim të hapur me emër. Nga 627 deputetët që dhanë votën, 526 votuan pro, 99 kundër dhe 2 abstenuan. Parlamenti gjermanë ka gjithsej 736 deputetë.

Shumica e folësve në debatin 40-minutësh theksuan domosdoshmërinë e prezencës gjermane në kuadër të KFOR-it, si faktor stabilizues në rajon.

"Njerëzit në rajon duhet të kenë besim te Evropa. Dhe për Kosovën kjo do të thotë se nuk duhet të drejtojmë apele vetëm për përmirësimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si shkallë e parë e perspektivës së anëtarësimit në BE”, tha Volker Ulrich, nga CDU/CSU.

Ulrich Lechte, nga partia bashke-qeverisëse, FDP, u shpreh gjithashtu në favor të anëtarësimit të Kosovës në KE: Nuk duhet ta humbasim shansin historik për ta futur Kosovën në Këshillin e Evropës. Kosova tashmë i ka plotësuar 80 përqind të kërkesave të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në dhe deri në fund të vitit do të bëjë kërkesë për anëtarësim në BE.

Gjermania merr pjesë prej vitit 1999 në trupën paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Mandati parashikon dërgimin e deri në 400 ushtarëve gjermanë. Kontingjenti gjerman i KFOR-it mbetet kështu i njëjti si më parë, por Gjermania po e shton praninë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje në misionin EUFOR /Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Bundestagu gjerman gjithashtu e miratoi këtë të premten në pasdite. Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në një mision jashtë vendit. Aktualisht numri i ushtarëve gjermanë të stacionuar është rreth 70. Vazhdimi i misionit pritet t’i kushtojë shtetasve gjermanë shtatë milionë euro./M.K/dritare.net