
Foto/ Çfarë la pas uragani Milton, në Florida!
Dritare.net
Viktima, njerëz të dëshpëruar, shtëpi edhe biznese të rrënuara, rrugë plot me ujë. Kjo është çfarë la pas uragani Milton në Florida.
Banorët e Floridës po paralajmërohen të mos vizitojnë zonat e goditura nga uragani Milton, pasi solli tornado, përmbytje dhe stuhi në shtet.
Më shumë se tre milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji, ndërsa guvernatori Ron DeSantis thotë se priten më shumë përmbytje në ditët në vijim.
Pesë persona u vranë nga tornadot në bregun lindor të shtetit në kontenë St. Lucie, thotë DeSantis. Në Shën Petersburg, në bregun perëndimor, furnizimi me ujë është ndërprerë, një vinç është përplasur në një ndërtesë dhe çatia e një stadiumi të Major League Baseball është shkulur nga era e fortë.
Milton po lëviz në Atlantik, por shumë zona në Florida janë përmbytur.
Një banor i Floridës thotë se uragani Milton është "ndoshta stuhia më e fuqishme" që ai ka parë në ato 25 vjet që jeton atje."
Phil Peachey, i cili jeton në Orlando, i thotë BBC Breakfast se situata në qytet është "me të vërtetë e frikshme. Nuk i kam parë kurrë pemët të tunden kaq shumë.", tha ai./K.C/dritare.net

















