Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Fjalimi i Vuçiç si shpallje lufte në Kosovë!

Fjalimi  i Vuçiç si shpallje lufte në Kosovë!

Fjalimi i sotëm i presidentit serb Aleksandër Vuçiq ka bërë bujë të madhe dhe po cilësohet si “luftënxitës”. Por, cila është pjesa më problematike?

“Nëse nuk duan (Kosovarët) ta ruajnë paqen, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë,” është shprehur Vuçiç.

Në pjesën vijuese të fjalimit, ai u shpreh po luftënxitës.

“Populli serb në Kosovë dhe Metohi gjithnjë e më pak po i dëgjon lutjet tona, dhe lutjet tona që të përpiqemi ta ruajmë paqen me çdo kusht. Të kërkojmë nga shqiptarët të vijnë në vete, të kërkojnë nga serbët që të mos bien në provokime dhe të bëjmë çdo gjë që të shmangim luftën”, u shpreh më tej ai.

Vuçiq u shpreh edhe se kishte kërkuar nga shtetet e fuqishme perëndimore që t’i kushtonin vëmendje të lartë situatës.

Të gjitha këto reagime kanë ardhur pasi autoritetet e Kosovës po përgatiten që të zbatojnë reciprocitetin në letërnjoftime prej ditës së nesërme.

“Nëse ata guxojnë të keqtrajtojnë serbët, të vrasin serbët, vullneti për të fituar është gjithçka që kam për të thënë”, deklaroi me kërcënim presidenti serb./Nacionale/Xh.Xh/dritare.net