
Escobar sot në Kosovë, do të takohet me Kurtin, Osmanin dhe përfaqësues të opozitës!
E Martë 23 Gusht 2022, 10:10
Dritare.net
Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë sot Kosovën. Escobar shkon në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE. Takim ky i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime.
Gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë. Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin do ta vizitojë edhe i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak./M.T/dritare.net

















