Escobar: Pasoja për Serbinë nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri
E Martë 18 Korrik 2023, 21:09
Dritare.net
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se e kanë njohur legjitimitetin e zgjedhjeve dhe autoritetin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës përkundër kundërshtimit të Serbisë.
Sipas tij, kërkesë e vetme ka qenë që Kosova të mos e instalojë me forcë autoritetin e kryetarëve në veri, në kohën kur kishte protesta.
Ka shtuar se Serbia është zotuar që serbët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhje, në të kundërtën, Escobar ka thënë se do të ketë pasoja.
“Ne kemi qenë të ashpër ndaj Serbisë për sa i përket kushtet që kërkojnë për pjesëmarrje në zgjedhje. Kemi marrë zotimin që ata do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ka pasoja nëse kjo nuk zbatohet”, ka thënë ai./K.C/dritare.net