Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Enver Hoxhaj: Kurti në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot nuk e takon Ramën

Enver Hoxhaj: Kurti në opozitë fliste për bashkim kombëtar,

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas refuzimit të Kurtit për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një postim në Facebook tha se Kurti po shpërfaqet në sjelljen e tij si “të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor”.

“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, ka shkruar ai.