
Eksperti italian zbulon mesazhin për Vuçiç: Nëse sulmon Kosovën, NATO do të kundërpërgjigjet me bomba!
Dritare.net
Ish-anëtari i ushtrisë italiane Thomas Theiner foli ditën e sotme lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO”, zbuloi ai.
Me anë të postimit në Tëitter Theiner shkroi se i kishin bërë paralajmërim të qartë që nëse guxon të sulmojë Kosovën, do t’i vijë menjëherë reagimi nga NATO. Ndër të tjera tregon se brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës (e ndërtuar nga Ushtria Italiane për këtë qëllim) Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.
“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiç se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të shfaqeshin mbi forcat serbe dhe do t’i sulmonin me bomba”, shkroi Theiner.
Sipas ekspertit italian, në rast se Vuçiç do të bënte një lëvizje të gabuar drejt Kosovës, do të aktivizohej edhe Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindisi në Durrës brenda dy ditësh. Nga Durrësi në Mitrovicë, shton ai, “Freccia IFVs”, mjeteve luftarake të Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesve të tankeve Centauro do t’u nevojiteshin vetëm gjashtë orë për të arritur e për të mbrojtur Kosovën./M.K/dritare.net

















