
E rëndë në Kosovë/ Në 24 orë vdesin 13 persona nga Covid-19
E Martë 11 Gusht 2020, 15:03
Dritare.net

Koronavirusi u merr jetën edhe 13 personave në Kosovë, ndërsa infekton 171 persona të tjerë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 10.590 ndërsa raste aktive janë edhe 3.988.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./K.C/dritare.net

















