Dy ditë besë për familjen Murseli, vëllai i Liridonës: Shumë e kanë, do ta zhvarrosim trupin!
E Shtunë 2 Dhjetor 2023, 10:10
Dritare.net
Pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë, ku 33-vjeçareja Liridona Murseli u qëllua për vdekje në automjet ka reaguar edhe vëllai i saj.
Këtë të shtunë familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë ndërsa vëllai i viktimës, Liridoni ka deklaruar se trupin e saj do ta zhvarrosin nga varrezat e familjes Murseli.
“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje. I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai./M.K-dritare.net