Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet pas daljes së rezultateve paraprake

“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet pas daljes së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në sheshin qendror të Prishtinës pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave LVV-ja ka siguruar rreth 43 për qind të votave.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se institucioni që aktualisht i mungon Kosovës është Kuvendi, duke akuzuar opozitën për bllokimin e procesit parlamentar.

“Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht, blloku opozitar nuk shkon në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojë në punë”, deklaroi ai para mbështetësve.

Megjithatë, kreu i LVV-së u shpreh i gatshëm për komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në vend, me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional.

“Në javët në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”, tha Kurti.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me vonesa në konstituimin e Kuvendit, ndërsa partitë politike mbeten të ndara në qëndrimet e tyre për formimin e institucioneve të reja./L.F-dritare.net