Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi. Kurti tregon detajet e bisedës me Scholz!

Dialogu Kosovë-Serbi. Kurti tregon detajet e bisedës me Scholz!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, ka thënë se Kosova ka kryer detyrat e saj për çështjen liberalizimit të vizave dhe se tani është radha e BE-së ta bëjë të njëjtën.

Kurti tha se këtë kërkesë ia parashtroi kancelarit gjerman gjatë takimit.

“Në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Europian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së dhe tani është radha që edhe BE ta bëjë të njëjtën”, tha Kurti.

Më tej Kurti tha se pjesë e bisedimeve ka qenë edhe dialogu me Serbinë.

"Kemi folur për dialogun me Serbinë, dialogu duhet të jetë i përqendruar me njohje reciproke. Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër, jo në fund. Jemi të përqendruar për të pasur rezultate konkrete",u shpre Albin Kurti./Xh.Xh/dritare.net