Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel!

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel!

Këtë të enjte në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në këtë takim do të diskutohet zbatimi i marrëveshjes bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, ka njoftuar qeveria e Kosovës.

Pritet që nga dialogu të dy palët të arrijnë një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet./M.K-dritare.net