Dhuna mes tifozëve në Gjermani, Vuçiç: E provokuan shqiptarët, djali nuk më turpëroi!
E Martë 25 Qershor 2024, 09:09
Dritare.net
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Gjermani, ku djali i tij Danilo, u përfshi në sherrin që ndodhi mes tifozëve. Vuçiç është shprehur se djali i tij ndodhej në një kafene kur u sulmua me karrige dhe shishe nga tifozët, por sipas tij, serbët janë provokuar nga shqiptarët.
“Tifozë me kombësi shqiptare sulmuan me karrige dhe shishe. Danilo dhe të tjerët thjesht u përpoqën të mbrohen. Nuk kisha asgjë për të turpëruar, nuk kisha asgjë për të fajësuar atë. Pra, ata po mbronin vetëm veten e tyre. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur dikush ju sulmon me karrige dhe shishe. Unë e dua dhe jam krenar, ai nuk e ka turpëruar babanë e tij me asgjë”, deklaroi Vuçiç./M.K-dritare.net