Dështon takimi Kosovë-Serbi, nuk ka marrëveshje për targat!
Dritare.net
Takimi i sotëm në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës lidhur më çështjen e reciprocitetit të targave ka dështuar.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje përfundimtare për targat në takimin që sapo ka përfunduar në Bruksel.
Sipas Bislimit, pala serbe e përfaqësuar nga Petar Petkoviç nuk ka prezantuar asnjë draft në grupet e punës dhe nuk ka pranuar asnjë zgjidhje për reciprocitetin e targave duke kërkuar një alternativë tjetër brenda 30 ditësh.
“Pala serbe nuk i është përmbajtë marrëveshjes së palëve, pala jonë që në takimin e parë e ka zgjedhë preferencën e vet, pala serbe ka refuzu të përcaktojë preferencën e saj. Rrjedhimisht nuk kemi mundur të prezantojmë një zgjidhje sot. Prapë ne me kërkesë të zotit Lajcak kemi ofru një konsension shtesë që për 30 ditë detyra nga grupi punues të bartet te kryenegociatorët që bashkë ta gjejmë një zgjidhje por pala serbe nuk ka pranuar”, tha Bislimi në një prononcim për gazetarët në Bruksel./M.K/dritare.net