Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur në votim raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike ka parë që qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar.

Ai ka thënë se seanca do të vazhdojë pas dy ditësh, më 19 prill në orën 12:00. Kundër kësaj ndërprerje është shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë. Memli Krasniqi i PDK-së, e ka akuzuar VV-në se po do të blejë kohë në këtë mënyrë meqë nuk e ka shumicën parlamentare./L.F-dritare.net