Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dështimi i negociatave me Serbinë/ Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat

Dështimi i negociatave me Serbinë/ Haradinaj thirrje Kurtit:

Kosova dhe Serbia nuk arritën të zgjidhnin çështjen e targave, as me ndërhyrjen urgjente të Bashkimit Europian për të zbutur tensionet në Veri. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politike të Jashtme, Josep Borrell, bashkë me ndërmjetësuesin Mirsolav Lajçak, udhëhoqën bisedimet që zgjatën rreth 8 orë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar. Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.

I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, shkruan Haradinaj në Facebook./M.K/dritare.net