Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Debati i Vuçiç me deputetin shqiptar në Serbi: Mos shiko ëndrra të rrezikshme!

Debati i Vuçiç me deputetin shqiptar në Serbi: Mos shiko

Aleksandër Vuçiç i është shprehur me tone të ashpra deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaqip Kamberi. Ai i tha kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, që të mos shohë ëndrra të rrezikshme dhe të mos mendojë për asnjë moment se shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të bëjnë atë që bënë pas vitit 2000.
Kamberi u shpreh gjatë fjalës së tij se serbët e kanë të vështirë të pranojnë realitetin, ndërsa Vuçiçi kaloi në ofendime, duke e quajtur “Megafonin e Albin Kurtit”.
“Ajo që po thotë është politikë e Kurtit dhe jo e dikujt tjetër.”, u shpreh presidenti serb që e përshkroi fjalimin e Kamberit si një përpjekje për të barazuar të drejtat e serbëve në Kosovë dhe ato të shqiptarëve në Serbi
“Nuk ka krahasim sepse nuk janë dy vende, nuk kanë të njëjtin status juridik, nuk kanë të njëjtin pozicion në procesin e negocjatave, domethënë nuk ekzistojnë fare në procesin e negociatave”, u shpreh ai./K.C/dritare.net