Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Borrell: Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin, ishin të pasuksesshme për Veriun!

Borrell: Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin, ishin të pasuksesshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka zbardhur takimin me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin, gjatë konferencës në Munih.

Borrell bën me dije se takimet e ndara me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës, për të zgjidhur tensionin në Veri, kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, fatkeqësisht pa sukses. Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, shprehet Borrell./M.K-dritare.net