
Bislimi: S’nis themelimi i asociacionit pa nënshkrim të marrëveshjes!
Dritare.net

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas takimet në Bruksel me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.
Bislimi ka treguar se në këtë takim nuk është diskutuar për draftin e asociacionit dhe se nuk është takuar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Po ashtu ka theksuar se pa u nënshkruar marrëveshjet nuk do të nuk do të ketë zbatim as për asociacionin.
“Në agjendë ka qenë si pikë diskutimi drafti i asociacionit. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka thënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentet e tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjellë Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por a është në harmoni të plotë, do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanci që kemi marrëveshje e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka theksuar ai./M.K-dritare.net

















