Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Biden letër urimi Vjosa Osmanit: SHBA, e gatshme të punojë me qeverinë e re

Biden letër urimi Vjosa Osmanit: SHBA, e gatshme të punojë me

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një letre, Biden është shprehur i gatshëm që të punojë me qeverinë e re të Kosovës.

“Lidhjet mes dy popujve tanë mbetet të forta, bazuar në përkushtimin e përbashkët për vijimin e zhvillimit të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik. SHBA mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq, për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës.”,- thuhet ndër të tjera në letrën e Biden./K.C/dritare.net