Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Bërnabiç mbërrin në Mitrovicën e Veriut, serbët e presin me pankarta!

Bërnabiç mbërrin në Mitrovicën e Veriut, serbët

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, arriti këtë të hënë në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: "Derisa e kemi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje".

Bërnabiç mbërrin në Mitrovicën e Veriut, serbët

Kjo është vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq - ku popullata shumicë është serbe.

Më 2 shtator, autoritetet e Kosovës lejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.

Në delegacionin e Bërnabiqit është edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviq.

Bërnabiç mbërrin në Mitrovicën e Veriut, serbëtPritet që Bërnabiq të mbajë një fjalim para Qendrës Multimediale në Mitrovicën e Veriut.

Më herët, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha se kjo vizitë është “domethënëse dhe e rëndësishme” dhe se qëllim i saj është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Vizita e Bërnabiqit në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës qysh në vitin 2011.

Kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa reciproke nga 1 gushti, disa serbë lokalë në veri ngritën barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre.
Për shkak të rritjes së tensioneve, Prishtina zyrtare e shtyu zbatimin e atij vendimi për 30 ditë.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndërhynë, duke biseduar me palët si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd./REL/Xh.Xh/dritare.net