Ben Andoni: Kosova të përgatitet për fatin e saj!
Dritare.net
Analisti Ben Andoni për Dritare Tv ka komentuar tensionet në Veri, Kosova ka deklaruar se ndjen rrezik të shtuar nga Serbia.
Andoni tha se Serbia ka thyer marrëveshjen e Kumanovës duke ngritur 48 pika në kufi me Kosovën ndërsa theksoi se fati i kësaj të fundit i ngjason atij të Tajvanit.
Po ashtu shtoi se kryeministri Albin Kurti ndodhet në pozitë të vështirë lidhur me sigurinë e vendit ashtu si NATO e cila duhet të sigurohet mbi balancat në Ballkan.
“Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, ka treguar se Serbia ka ngritur 48 pika, duke thyer marrëveshjen e Kumanovës. E gjithë kjo përgatitje jo vetëm që nuk bën përshtypje në Perëndim por vazhdojnë me dialog. Tre ditë më parë presidenti ukrainas e tha hapur se Rusia po përgatitet për trazira në Ballkan. Edhe Dodik, u shpreh hapur se jemi gati për t’u bërë Serbia e madhe ku përfshihet: Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe republika Serpska.
Këto ide kanë pasoja. NATO ka detyrë të vështirë për të ruajtur disa balanca dhe për të dalë sa më e kujdesshme nga lufta Ukrainë-Rusi dhe për mbijetesën e saj. Dy anëtarë që ne i kemi shumë afër: forcat greke dhe ato turke, kanë gati konflikte të hapura me njëra-tjetrën. Kurti gjendet në një realitet, që gati është jashtë tij. Duhet të largohet nga politika me kokën lart, por fati i Kosovës ngjason me atë të Tajvanit”, tha analisti./M.K-dritare.net