Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Begaj zgjidhet president, Vjosa Osmani: Do t’i sjellim vendet tona më afër BE!

Begaj zgjidhet president, Vjosa Osmani: Do t’i sjellim vendet tona më

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ditën e sotme Bajram Begajn pasi u zgjodh president i ri i Shqipërisë.

Osmani e uroi për detyrën dhe se do të punojnë për raportet Kosovë-Shqipëri që të sjellin vendet më afër BE-së.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shkroi Vjosa Osmani./M.K/dritare.net