 
		                       BE-ja bie dakord për hapat e parë drejt deeskalimit në Kosovë
		                        	E Hënë  10 Korrik 2023, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net

Përfaqësuesi special i BE-së në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak u shpreh sot se është rënë dakord për hapat e parë drejt deeskalimit në Kosovë. 
“Kam zhvilluar sot në Bratislavë diskutime intensive dypalëshe me zëvendëskryeministrin e Kosovës Bislimi Besniku për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e 27-të të BE-së të 3 qershorit, dhe për rrugën përpara në zbatim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.  
Kemi rënë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi.”, u shpreh Lajçak./K.C/dritare.net 
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       