Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Baton Haxhiu: Kurti ka kërkuar që të nënshkruajë sot marrëveshjen, Vuçiçi ka propozim të ri

Baton Haxhiu: Kurti ka kërkuar që të nënshkruajë sot

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar takimin që po mbahet në Ohër mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Haxhiu ka dhënë disa detaje të reja rreth takimit në Ohër, sipas tij çështja ku kanë ngecur palët është tek çështja e nënshkrimit, pasi që Kurti po kërkon që nënshkrimi të vendoset sot që të zyrtarizohet dokumenti, ndërsa Aleksandër Vuçiç ka dalë me një propozim të ri.

Haxhiu thotë se presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vendos Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes për të dy palët.

“Nënshkrimi është bërë mollë sherri sot. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vuçiç ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin.” – ka thënë Haxhiu ne T7.