Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Avokati: Naim Murseli mund të jetë përfshirë në krime në Suedi dhe Kosovë!

Avokati: Naim Murseli mund të jetë përfshirë në krime

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm, pasi autori i dyshuar është bashkëshortit i viktimës, Nim Murseli.

Lidhur me krimin, avokati Skënder Musa ka deklaruar se Murseli mund të jetë i përfshirë në ngjarje kriminale në Suedi dhe Kosovë.

“Motivit seksual apo moral, në mënyrë absolute nuk qëndron. Motivi i xhelozisë nuk lejon përgatitje, është motiv në gjaknxehtësi e sipër. Nuk qëndron dhe motivi i siguracionit. Vepra penale e vrasjes së rëndë kryhet edhe me qëllim të fshehjes së një vepre penale.

Duke analizuar personalitetin e të dyshuarit, dëshirën e flaktë të tij për t’u shoqëruar me njerëz të famshëm, është një personalitet që ka pasur dëshirë të ketë famë. Në rrugën e tij ky person ka mundur të jetë i përfshirë në ndonjë krim të rëndë, në Suedi dyshoj. Krim që e ka ditur bashkëshortja. Prokuroria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë edhe nga institucionet e Suedisë. Suedia është një shtet që shumë e ka rrugën e rëndë të bashkëpunimit ndërkombëtar të veprave penale. Mirëpo duke pasur parasysh që gjithë bizneset e tij kanë qenë të orientuara në Suedi, të vinte të jetonte në Prishtinë kur Kosova është në krizë ekonomike, le të dyshojë që ky person ka një të kaluar kriminale atje. Prokuroria duhet të orientohet edhe në atë drejtim. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë të kaluar kriminale edhe në Kosovë”, ka deklaruar avokati./M.K-dritare.net