
Asambleja e OKB-së miratoi rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç: Këtu përfundoi karriera ime!
Dritare.net

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur aspak mirë votimin e rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës, ditën e djeshme në asamblenë e OKB-së.
Pas votimit, Vuçiç është shprehur: “këtu u mbyll karriera ime dhe nuk do t’i falen shumë gjëra”.
“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin, ky ishte gozhda në arkivol. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha presidenti në një fjalim para gazetarëve në Nju Jork.
Ai falënderoi të gjitha vendet që votuan kundër dhe abstenuan gjatë votimit.
“Një falënderim i madh për vëllezërit hungarez, ata ishin të vetmit që ishin kundër, por falë edhe Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros që abstenuan dhe treguan miqësi ndaj Serbisë”, tha Vuçiç.
Vuçiç paralajmëroi se së shpejti do të takohet me boshnjakët në Serbi.
"Ne kemi një vend dhe duhet të luftojmë për të ardhmen së bashku”, tha ai./M.K-dritare.net

















