Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Arrestohet pasi theu rregullat e karantinimit, djali i Ilir Shaqirit

Arrestohet pasi theu rregullat e karantinimit, djali i Ilir Shaqirit

Ditën e djeshme është arrestuar në Pejë të Kosovës, djali i këngëtarit Ilir Shaqiri. Ai është pronar i një firme në Kosovë dhe është arrestuar për mosrespektim të dispozitave që parashikon legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, i dyshuari është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se me hapjen e lokalit të tij, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Prokurorja kujdestare ma konfirmoi se sot është ndaluar i dyshuari për 48-orë për arsye se me veprimet e tij ka rënë në kundërshtim me vendimet e qeverisë”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Bruime brenda Prokurorisë së Shtetit, për Insajder, kanë thënë se i arrestuari është Gojart Shaqiri, pronar i kompanisë “Aztech”, firmë private e cila merret me tregtinë e pajisjeve teknologjike./E.B-dritare.net