Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Arrestohen të gjithë personat që dhunuan 11-vjeçaren!

Arrestohen të gjithë personat që dhunuan 11-vjeçaren!

Policia e Kosovës arrestoi edhe personin e pestë, të fundit, që dyshohet të jetë pjesë e personave që dhunuan seksualisht një 11-vjeçare. Sipas Policisë, i dyshuari i pestë është duke u intervistuar në polici. Katër të dyshuarit e tjerë, tre prej të cilëve të mitur, ndodhen në paraburgim.

Ngjarja!

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Më 29 gusht, Policia e Kosovës njofton se një e mitur ka raportuar se 5 persona kanë abuzuar seksualisht më të prej disa orësh.

Sipas mediave, në dosjen e prokurorisë thuhet se fillimisht tre persona (Xh. S. dhe G.J dhe një person i tretë) e kanë ndaluar 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park, dhe e kanë dhunuar seksualisht.

Sipas Prokurorisë, personi i tretë i paidentifikuar ka telefonuar të vëllain e tij më të madh, ( E. R.) i cili ka ardhur me makinë dhe më pas i shoqëruar nga G. J kanë marrë vajzën në makinë dhe pasi kanë ndaluar më vonë në një vend të panjohur, kanë kryer sërish marrëdhënie seksuale me detyrim me vajzën edhe pse e dinin që ajo ishte e mitur.

Shtetasit me iniciale E.R i është bërë i ditur identiteti. Ai quhet Ekrem Rexhepi dhe tashmë është në paraburgim së bashku me vëllanë e tij të mitur./L.F-dritare.net