
Arrestohen dy vajzat që dhunuan brutalisht të moshuarën në azil!
Dritare.net
Një video çnjerëzore e dy vajzave, punonjëse në qendrën e të moshuarve në Pejë, teksa dhunonin një të moshuar, u publikua gjerësisht në mediat sociale. Burime për mediat e Kosovës bëjnë me dije se Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Policia në Kosovë bëri një reagim zyrtar duke thënë se dy vajzat që shihen në video janë arrestuar.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare ёshtё vёnё në veprim dhe ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.
Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshëm,” thuhet në njoftimin e policisë, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në rezidencën për të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Gjithashtu për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili u shpreh se këto veprime janë edhe më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje./L.F-dritare.net

















