Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë!

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë!

Ardita Sinani nga PVD ka shpallur fitoren në Preshevë. Sinani, këshilltare politike në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës arriti të sigurojë afro 4 mijë vota, ndërsa Alternativa për Ndryshim nën udhëheqjen e ish-kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, rreth 2 mijë e 900 vota.

“Subjekti ynë politik i ka 4078 vota, PDSH-ja e dyta. Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka deklaruar Sinani./l.f-dritare.net