
Ambasadori i Rusisë në Beograd akuzon Perëndimin për tensionet në veri të Kosovës!
Dritare.net
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko akuzoi Perëndimin se qëndron pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Në një intervistë për mediat ruse, Bocan-Harchenko tha se përgjegjësia për ngjarjet e shkaktuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave i takon kryesisht Bashkimit Europian
“Perëndimi raporton qëllimisht në mënyrë sipërfaqësore dhe nuk dëshiron ta zbulojë thelbin e problemeve që lindën për fajin e tij, ose mbi të gjitha për fajin e Bashkimit Europian”, u shpreh ai.
Ai foli për një përgjigje në mënyrë adekuate nga Serbia nëse do të ketë gjakderdhje.
“Nëse ka gjakderdhje, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate, do të mbrohet dhe do të fitojë”, tha Bocan-Harchenko.
Ambasadori rus tha se situata është e vështirë dhe se nuk ka zgjidhje afatgjate për momentin./M.K/dritare.net

















