Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ambasadori amerikan në Kosovë thirrje Albin Kurtit: Ulni tensionet dhe rikthejuni dialogut!

Ambasadori amerikan në Kosovë thirrje Albin Kurtit: Ulni tensionet dhe

Përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë - SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës - kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë. Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, tha Hovenier.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, u shpreh ai. Sipas tij, qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin. Një qasje e tillë, shtoi Hovenier, do të duhej të aplikohej edhe për punën e tyre./K.C/dritare.net