Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë kundër vendimit të Albin Kurtit: Masa që krijojnë probleme

Ambasada e SHBA në Kosovë kundër vendimit të Albin Kurtit:

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar sot pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitet. Ambasada shkruan në reagimin e saj, se SHBA, ka qenë e qartë në qëndrimin e saj në lidhje me këtë temë që në fillim. Këto masa sipas ambasadës, krijojnë më shumë probleme.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”./L.F-dritare.net