Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Alternativa Shqiptare, kundër rrëzimit të Abazoviçit

Alternativa Shqiptare, kundër rrëzimit të Abazoviçit

Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është kundër rrëzimit të Qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Kjo ishte ajo që u bë me dije nga kreu i Alternativës Shqiptare dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në ditën kur Kuvendi i Malit të Zi po voton për shkarkimin e kryeministrit, pas nënshkrimit të marrëveshjes themelore për Kishën Ortodokse Serbe që u cilësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

“Edhe pse nuk kemi përkrahur nënshkrimin e Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, mendoj që është e palogjikshme rrëzimi i Qeverisë pikërisht për shkak të kësaj marrëveshjeje, kjo për mendimin tim është irracionale dhe e dëmshme për shtetin e Malit të Zi”, u shpreh Nik Gjeloshaj./L.F-dritare.net