Ali Ahmeti: Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në MV!
Dritare.net
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në një prononcim në rrjetet sociale ka treguar se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale.
Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.
Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.
'Ju ftoj të bëhemi bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës për:
Ti themi JO Rusisë, PO Europës! Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit. Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020 Hapja e Kushtetutës për çështjen e Presidentit, do të mundësojë edhe miratimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe vazhdimin e integrimit europian.', shkruan Ahmeti në rrjetet sociale./L.F-dritare.net