
Albin Kurti: Vetëvendosja në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, kontribut për demokracinë!
E Shtunë 13 Shkurt 2021, 09:09
Dritare.net
I ftuar në RTK, kandidati për kryeministër në Kosovë, Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, në zgjedhjet e 25 prillit është një kontribut për demokracinë.
Pyetje: LVV është regjistruar në zgjedhje në Shqipëri, a mund të krijojë pakënaqësi me kryeministrin e Shqipërisë?
Kurti: Për besë unë nuk mundem të analizoj imagjinatat nga më të pakontrolluara. LVV e Shqipërisë e ka autonominë e vetë. Unë besoj se i kontribuojnë demokracisë. Janë kandidatë të pavarur, është prurje demokratike”./L.F-dritare.net

















