
Albin Kurti tregon arsyen e mbledhjes së qeverisë pak para seancës së Kuvendit
E Mërkurë 3 Qershor 2020, 09:09
Dritare.net

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se po ndihet shumë mirë, pak para mbledhjes së qeverisë.
Kurti u shpreh se, në mbledhjen e qeverisë do të merren disa vendime shumë të rëndësishme, duke zbuluar se do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës.
“Shumë mirë, kemi një mbledhje të Qeverisë në ora 10:00, në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme, ku vendimi i parë do të jetë ndihma prej 30 mijë euro për familjet e dy minatrëve të cilët fatkeqësisht humbën jetën dje në minierën e Artanës”, tha Kurti.
Mbledhja e qeverisë së tij vjen një orë para mbledhjes së Kuvendit për votimin e qeverisë Hoti./E.B-dritare.net

















