Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti: Siguria e Kosovës u vu në rrezik!

Albin Kurti: Siguria e Kosovës u vu në rrezik!

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media e ka krahasuar sulmin në Kosovë me sulmet ruse kundër Ukrainës. Ai tha se përmes këtij sulmi synohej të dëmtohej infrastruktura kritike e vendit që qytetarët të mbeteshin pa ujë, pa energji, ngrohje e telekomunikim. Ku veprim sipas kryeministrit të Kosovës ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

“Serbia po kopjon metodat ruse për ta kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë, por edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë, pasi Kosova mbështet në vlera demokratike perëndimore që na kanë forcuar së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët e jashtë strategjikë.

Po të arrihej qëllimi, ky sulm terrorist do të shkaktonte potencialisht për javë të tëra ndërprerje të energjisë nga Termocentrali Kosova B, duke lënë pa energji elektrike mbi gjysmën e popullatës të Kosovës, dhe pa ngrohje 130 mijë qytetarë të Prishtinës. Më tej do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit në Shkabaj, Drenas, Shipol dhe Balincë, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë të Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, e duke rrezikuar furnizimin për mbi 300 mijë të tjerë në Prishtinë.

Pesha e pasojave të këtij sulmi po të arrinte qëllimin e tij do të ishte marramendës. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën kritike të Kosovës, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, dhe duke ç’rregulluar jetën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha Kurti./L.F-dritare.net