Fjalët e fundit të Kurtit si kryeministër: Do të rikthehemi shpejt!
E Mërkurë 3 Qershor 2020, 19:07
Dritare.net
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një videomesazhi në Facebook e ka cilësuar si të pavlefshme qeverinë e re. Ai thotë se, ata janë qeveria alternative. Kurti shprehet se, do të rikthehen shumë shpejt në pushtet.
“Qeveria e re është e pavlefshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim dorëzimin, sepse nuk mund ta pranoj atë që shkarkova, ndërsa edhe u dorëzua tek presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve.”, shprehet Kurti./K.C/dritare.net