Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti pranon Minishengenin ballkanik, por ka një kusht!

Albin Kurti pranon Minishengenin ballkanik, por ka një kusht!

Gjatë takimit të liderëve rajonalë ballkanikë në Tiranë Albin Kurti ka pranuar procesin që bën funksional atë që quhet ndryshe “Minishengen” ballkanik.

Në fjalën e tij Kurti tha: “Nuk ka më Minishengen, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”.

Ndërkohë kryeministri Rama në konferencëN për shtyp e bëri të qartë se bëhet fjalë për një proces i cili mbështet në katër shtyllat kryesore të bashkpunimi rajonal, në një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj!

Ky proces ka nisur dy vjet më parë dhe është kundërshtuar në Kosovë nga Kurti. Sot ai iu bashkua këtij procesi por duke mos dashur të përdorë termin "Minishengen"./dritare.net